18 qershor 2015 – Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumente biometrike, mund t’i tërheqin edhe gjatë kësaj fundjave që përkon me atë të zgjedhjeve, njofton Ministria e Brendshme.
Sipas Ministrisë, kjo bëhet për t’u dhënë mundësi shtetasve që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet vendore.
Të gjithë qytetarët mund t’i tërheqin ato përkatësisht sipas orareve:
20 qershor – 08:00 – 16:00
21 qershor – 08:00 – 14:00
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





