Pak orë para votimit të kandidatit të mbështetur nga maxhoranca për President të Republikës, “BalkanWeb” ka siguruar shkresën dërguar Kuvendit me firmat e 23 deputetëve që kanë propozuar Ilir Metën.

Sipas kësaj shkrese, Meta plotëson kriteret kushtetuese të përcaktuara në Kushtetutë si dhe është një figurë e denjë dhe tepër e lartë e politikës shqiptare, që do të mishërojë më së miri të gjitha cilësitë e Kryetarit të Shtetit.