Zbardhet dëshmia e shoferit të Edmond Koçit, i cili ndodhej me të në makinë, kur 40-vjeçari u ekzekutua paraditen e kësaj të shtune me breshëri plumbash.
Ai ka thënë se nuk i ka njohur autorët pasi këta të fundit ishin të maskuar me kapuça dhe shalle. Shoferi ka treguar se në momentin e ngjarjes është larguar për t’u shpëtuar plumbave, teksa ka konfirmuar se kishte pak kohë që ishte shofer i Koçit.
“Nuk i kam parë, nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makinë e zezë “Benz”. Ata ishin të maskuar me kapuça dhe shall. Dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk e di kush ka patur konflikt me Mondin.”- mësohet të ketë thënë shoferi.





