Dhjetëra raste të dyshuara për salmonelë bënë të ngrihej alarmi kundër ngrënies së çokollatës Kinder në 9 shtete.
Menjëherë pas njoftimit nga Agjencia Evropiane e Shëndetësisë, shumë vende filluan të marrin masa.
Po ashtu ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për çokollatat Kinder në vendin tonë.
Në njoftimin e saj, AKU qetëson qytetarët duke njoftuar se ato lote nuk kanë mbërritur në Shqipëri.
“Referuar kërkesës suaj për informacion lidhur me rastet e shfaqura në Evropë për produktin Kinder informojmë se: Për rastet e importit të produkteve ushqimore që rezultojnë me probleme për konsumatorët, Shqipëria si pjesë e sistemit RASFF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) merr njoftime të vazhdueshme për çdo rast jokonform.
Lotet e njoftuara në media me datë skadence 11.7.2022 dhe 7.10.2022 nuk janë importuar në vendin tonë, por gjithsesi pas verifikimeve të detajuara mbi gjurmueshmërinë e këtij produkti nga sistemi RASFF, nëse evidentohet se lote të tjera të këtij produkti kanë rezultuar me problematikë për konsumatorin dhe janë importuar në Shqipëri, produkti do tërhiqet nga tregu, bllokohet dhe do të asgjësohetsiç veprohet në mënyrë rutinore për çdo rast,” njofton AKU.