Një çift nga Hungaria po kërkojnë ndihmë, pasi kanë humbur në malin e Llogarasë.

Çifti nga Hungaria, pasi kanë dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet në Llogara, Karaburun, mbrëmjen e sotme kanë humbur në këtë zonë dhe kanë kërkuar ndihme për gjetjen e tyre.

Kontaktin e fundit e kanë dhënë te qendra e vizitorëve në Radhimë para dy orësh dhe deri në këto momente nuk ka asnjë informacion për ta.

Ndërkohë punonjës së qëndrës së vizitorëve kanë dalë në pyllin e Llogarasë per gjetjen e çiftit.

Mësohet se personat të cilët kanë dalë për të kërkuar çiftin hungarez ka tentuar të komunkojë me Ambasadën Hungareze, por nga ambasada nuk i është përgjigjur askush.