Nuk na ndodh shpesh të shohim një furgon policie të ngecur në rërë, pasi pyetja e parë që na vjen në mendje është si mund të ketë përfunduar aty?
Në plazhin e Durrësit, në aksion e sipër, një makinë policie kishte ngecur në rërë dhe u shpëtua nga kalimtarët.
“Furgoni ndodhet në plazhin e Durresit në Iliria lagja 13 te lodrat. Ishim duke ecur bregut të detit, nga Hekurudha deri këtu nga rëra e dendur ngeli aty ku po e shihni”, shprehet personi që ka shkrepur foton. /JOQ.al/





