Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është dërguar me urgjencë në spital, pak ditë pasi doli pozitiv me koronavirus. Mediat fqinje raportojnë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar.
Bëhet e ditur se Berlusconi është shtruar në San Raffaele në Milano, pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje, ndërsa raportohet se nuk është në trajtim intensiv.
Senatori i Forza Italia Licia Ronzulli i tha Agorà Rai në Rai3: “Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua në spital natën e kaluar. Mëngjesi filloi pak keq. Berlusconi është mirë, ai e kaloi natën mirë. Një vizitë në spital?? Ishte e nevojshme për të monitoruar progresin e Covid-19”.