Hyrja dhe dalja e Igli Zarkës nga Big Brother VIP ishte e furishme.
Hyrja e tij, ishte risi për shkak të marrëdhënies ndryshe që vendosi të krijojë me banorët e tjerë, ndërsa dalja shkaktoi merzi dhe lot te banorët.
Sipas produksionit të Big Brother Vip, shkak për largimin e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte përkeqësimi shëndetësor i tij, i dyshuar apendisit. Për shkak se i duhej të vazhdonte kujdesin mjekësor, Igli e ka pasur të pamundur të rikthehet në lojë.
Pas përfundimit të kësaj eksperience, aktori është bërë i gjallë me një postim në Facebook, dhe pse nuk kishte lidhje aspak me Big Brother VIP. Ai ripublikoi një shkrim të vjetër, krah së cilit shkruan se nuk i druhet dhe as i frikësohet të ardhmes.
Postimi i Igli Zarkës:
“Dua t’i përgjigjem të ardhmes.
Nuk kam frikë nga ty. Ti do vish dhe sido të vish, unë krahë hapur do të pres. Në mos qofsh e pastër kristal, e ndyrë nga koha, unë do të të pastroj. Ti i druhesh së shkuarës, pasi mendon se ajo infektoi të tashmen. E di…
Unë, nuk kam frikë nga ty. Dikur pëshpërisja se të luash me frikën, është si të luash me zjarrin. Sepse në zjarr u dogj Fenixi dhe rilindi përsëri nga hiri. Por mjaft folëm për të tashmen…
Në qofsh fshehur, aty, në hapin tjetër që do hedh, unë do bëj kujdes mos të shkel. Sytë do i mbaj në tokë.
Nëse si hije do vish, kujdesu të lutem pas meje të rrish, sepse unë do ndjek diellin. Kur të lindë e perëndojë…”,- janë fjalët që Igli ka shkruar.