Një 28-vjeçare ka humbur jetën teksa udhëtonte me tren mbrëmjen e të shtunës pasi dyshohet se kishte dalë në dritare dhe u godit në kokë.
E reja po udhëtontë nga Bath për në Keynsham ku do të merrte pjesë në ritualet në një tempull në Bristol.
Vdekja e vajzës nga Penarth nuk është trajtuar si e dyshimtë dhe për këtë janë informuar edhe familjarët e saj. Hetimet megjithatë vazhdojnë nga policia britanike.





