Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Hamburgut.
Sipas BBC, policia gjermane ka qëlluar me armë zjarri një person në Hamburg, pasi ky i fundit kishte dalë në rrugë me një hanxhar duke kërcënuar oficerët.
Mediat raportojnë se sulmi ndodhi rreth orës 12:30, pranë një “Fan Zone” ku janë mbledhur tifozët e Holandës.
Policia gjermane njofton se agresori aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Kujtojmë se sot aty luhet ndeshja Poloni-Holandë.