Duket se Stresi dhe Kejsi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre përfundimisht. Dyshimet janë ngritur pasi Kejsi, e cila aktualisht po jeton në Kanada, postoi një foto e veshur me të bardha në makinë, ku shkroi se po del në një takim romantik.
“Takimet romantike që bëhen gjatë ditës janë më të mirat,”– shkroi Kejsi, duke lënë të nënkuptohet se tashmë në jetën e saj është dikush tjetër.
Ndërkohë reperi u shpreh se nuk ka urrejtje ndaj saj, duke i uruar më të mirat.
Në një postim në InstaStory, ai iu drejtua duke i thënë: “Unë s’kam urrejtje ndaj teje. Për mua mjafton të jesh mirë kudo që të jesh, të tjerat vijnë e shkojnë.”
Ish-çifti janë ende të martuar me njëri-tjetrin, por largësia mes tyre duket se ka qenë një prej shkaqeve që i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë. Por duket se ndarja këtë herë është përfundimtare. Pak kohë më parë, në një intervistë reperi tha se vazhdon të mbajë kontakte me Kejsin.





