Kishte dalë për të blerë në treg, i riu shqiptar përfundon në prangat e policisë italiane. Ngjarja ndodhi mëngjesin e të shtunës më 11 gusht, në tregun lokal të Via Oglio (zona Corvetto në Milano), pasi ndaj 29-vjeçarit shqiptar ishte lëshuar një urdhër burgimi.

Karabinierët po patrullonin tregun e veshjeve të modës për të parandaluar vjedhjen e mundshme të të moshuarve kur panë të riun shqiptar, një fytyrë e njohur për ta.

Pasi i kontrolluan dokumentet, u vërtetua se për të ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Milanos të premten. 29-vjeçari ishte dënuar me 3 vjet burg për krime kundër pronës të kryera në Milano midis vitit 2012 dhe 2017.