Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) ka bërë një njoftim për të gjithë udhëtarët e aeroportit të Rinasit që kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas AAC-së, asgjë nuk do të ndryshojë për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

“Sot në mesnatë (dje) Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian. Sqarohen të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore. Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve”, shkruhet në postim.