Pas 8 vitesh burg, shqiptari lirohet dhe përdhunon gjithë natën një prostitutë rumune në 3 vende të ndryshme.

Astrit Cerhozi, 36 vjeç, është shqiptari që qëndron prapa kësaj ngjarjeje. Si fillim, ai e mori rumunen në makinë. Pastaj, nën kërcënimin e një arme e detyroi që t’i bënte seks oral. Por, nuk u mjaftua me kaq. E mori me makinë nëpër qytet, dhe e përdhunoi në 3 zona të ndryshme të Milanos.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa shqiptari u arrestua pas disa muajsh, më 19 dhjetor, i akuzuar për rrëmbim dhe sulme seksuale.

Astrit Cerhozi kishte vuajtur dënimin më parë për vrasjen e bashkëpunëtorit të tij gjatë një grabitjeje në një bar në Corvetto në korrik të vitit 2005.

Pas natës së tmerrshme që kaloi, vajza rumune e denoncon dy ditë më vonë në polici. Ajo u përshkruan pamjen e agresorit, dhe pas disa muajsh karabinierët arrestojnë shqiptarin teksa po dilte nga berberi. Tani ai është në burg. Sërish.

S.L.