Një 18-vjeçar nga fshati Gjatë është mbytur në liqenin e Lunxhërisë në Gjirokastër, ku kishte shkuar për peshkim.

Kanë qenë disa kalimtarë që kanë pikasur trupin e adoleshentit me iniciale R.Halili mbi ujë dhe më pas kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.

Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa pritet dhe ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.