Një peshkatar 32-vjeçar u raportua i zhdukur nga familjarët në Durrës, pasi nuk kishte dalë më në breg pasi hyri në det për të gjuajtur peshk.

“DurrësLajm” raporton se i zhdukuri është identifikuar si Silvi Prifti, personi që shihni në foto.

Ndërkohë, forcat e Policisë, polumbarët dhe forcat detare vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij që në orët e para të mëngjesit.

Sipas dëshmitarëve nga bregdeti i Currilave, kërkimet po bëhen shumë thellë nga bregu.