Muhsin Hendricks, i njohur si imami i parë homoseksual në botë dhe një avokat kryesor i myslimanëve LGBTQ+ u vra të shtunën pranë qytetit të Gqeberha në Afrikën e Jugur. Sipas një deklarate të policisë, 57-vjeçari Hendricks ndodhej brenda një automjeti me një person tjetër, kur një makinë u ndal papritur para tyre, duke i prerë rrugën.
Dy persona të armatosur, me fytyrë të mbuluar, kanë dalë nga automjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre para se të zhduken. Drejtuesi i mjetit konstatoi se Hendricks, i cili ishte ulur në sediljen e pasme, ishte plagosur për vdekje. Autoritetet po hetojnë motivin e sulmit vrasës dhe i kanë bërë thirrje kujtdo që ka informacion ti informojë.
Shoqata Ndërkombëtare e Lezbikeve, Gejve, Biseksualëve, Trans dhe Intersekseve (ILGA) e dënoi vrasjen. Në reagim ata shprehen se familja globale e ILGA është thellësisht e tronditur nga lajmi për vrasjen e Muhsin Hendricks dhe bëri thirrje autoritetet të hetojnë tërësisht atë që kanë frikë se mund të jetë një krim urrejtjeje.
Kush ishte Muhsin Hendricks?
Hendricks, i cili zbuloi publikisht se ishte homoseksual në vitin 1996, ishte një mbështetës i të drejtave LGBTQ+ në komunitetin mysliman. Ai themeloi Xhaminë Al-Ghurbaah në ëynberg, afër Cape Town, duke krijuar një hapësirë të sigurt për myslimanët queer dhe gratë e margjinalizuara. Veprimet e tij fituan vëmendje ndërkombëtare dhe jeta e tij u shndërrua në një dokumentar të titulluar Radikali në 2022.
Pavarësisht kërcënimeve të mëparshme, Hendricks mbeti i palëkundur në besimet e tij. Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 28,000 vrasje të regjistruara midis shkurtit 2023 dhe shkurt 2024, sipas të dhënave të policisë. Autoritetet vazhdojnë të hetojnë vrasjen e Hendricks, ndërsa organizatat LGBTQ+ dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në mbarë botën po kërkojnë drejtësi.