TIRANË- Administratori i përgjithshëm i operatorit të sistemit të shpërndarjes së energjisë, Sahit Dollapi, gjatë një konference për shtyp shprehet optimist për rimëkëmbjen e kompanisë edhe pse e ka gjetur sic tha ai, në gjendje të vështirë teknike dhe financiare, me humbje dhe borxhe të shumta dhe me arkëtime të pakta.
Sipas tij CEZ është keqmenaxhuar, duke i munguar ndershmëria me qytetarët.
“Kompanisë i ka munguar ndershmëria me qytetarët. Kjo gjendje është pasojë e keqmenxhimit të CEZ-it. Zgjidhja e vetme e kësaj situate është kthimi i besimit. CEZ do menaxhohet me efikasitet, ndershëmëri, përkushtim dhe seriozitet”, tha ai.
“Në përpjekje për rikthimin e besimit të qytetarët kam dhënë urdhër për të pezulluar një strukturë gjobëvënëse tek qytetarët”, tha Dollapi.
Sipas tij, çdo qytetar do të paguajë sa shënon matësi i tij, ndërsa premtoi rishikim dhe vulosje të të gjithë matësve të konsumatorit. “Do ketë faturim të ndershëm të konsumatorit”, shtoi Dollapi
Ai premtoi më tej se numk do të ketë më ndërprerje kolektive të energjisë elektrike.
“Brenda dy muajve do rikthejmë standartin e furnizimit me energji elektrike si në vitin 2009”, tha Dollapi më tej.