Ditët e fundit janë shtuar zërat për ndryshime në qeveri si një domosdoshmëri, pavarësisht se burimet brenda selisë blu bëjnë me dije se ndryshimet mund të bëhen vetëm pas betimit të kreut të ri të shtetit. Një nga skenarët e mundshëm është ndarja e Ministrisë së Brendshme në dy portofole qeveritare, ku njërin ta mbajë LSI-ja

Darka e shtruar nga ana e kryeministrit dhe njëherësh kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, afro një javë më parë solli komente të shumta në media në lidhje me detajet e kësaj darke. Nëse i rikthehemi pesë viteve më parë, kur në pozicionin e Kreut të Shtetit u zgjodh z. Bamir Topi (presidenti në detyrë deri në datë 24 korrik 2012 ) mund të themi se një darkë e tillë është zhvilluar edhe në atë kohë, por me ndryshime specifike përsa i përket përmbajtjes. Lajmi që pati një pasqyrim të gjerë në median shqiptare vuri theksin në faktin se Partia Demokratike organizoi një darkë te “Sofra e Ariut”, një restorant i njohur në Tiranë, duke sjellë për audiencën edhe mesazhin e qëndrueshmërisë së koalicionit. Darka, megjithëse në vetvete nuk përbënte lajm politik, konfirmoi se mazhoranca mbetet solide.

Nëse analizojmë dhe e ftojmë veten në hamëndësime rrymash apo grupimesh brenda PD-së, do të duhet të merremi me mënyrën sesi u pozicionuan në darkë, ministrat dhe deputetët. Duke u bazuar gjithnjë në informacionin që përcolli media, në tavolinën kryesore të mbrëmjes ishin kryeministri Sali Berisha, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, nënkryetari Astrit Patozi, presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani, deputetët e LSI-së si dhe tre ministrat, Nasip Naço, Petrit Vasili dhe Edmond Haxhinasto. Në një tjetër tavolinë po aq të rëndësishme darkuan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, anëtari i kryesisë, Sokol Olldashi si dhe Sekretari Organizativ i partisë Flamur Noka. Darka ka zgjatur më shumë se dy orë ku kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk ishte i pranishëm, pasi ndodhej në Vjenë për arsye familjare, por nuk ka munguar deputeti tjetër i PDIU-së, Dashamir Tahiri. Besoj se tashmë përplasja e evidentuar edhe në media midis Topallit dhe Bashës çdo ditë që kalon po merr formë edhe më zyrtare. Natyrisht që mbështetësit e të dy kampeve dhe vetë Basha-Topalli janë treguar të matur për të mos u bërë pjesë e “kronikës politike”.

Zgjedhja e Bujar Nishanit në krye te shtetit natyrisht që do të përcillet edhe brenda Partisë Demokratike me ndryshime në përmbajtje, por në rradhë të parë do të krijojë një linjë përcjellëse në kabinetin “Berisha”. Deputetë të ndryshëm të mazhorancës kanë artikuluar në media tezën për domosdoshmërinë e ndryshimeve në qeveri. Kreshnik Çipi, Lajla Përnaska, Ismail Hoxha, Astrit Bushati, Luçiano Boçi, Ndriçim Babasi flasin për ndryshime në kabinet. Deputeti i qarkut të Vlorës, Kreshnik Çipi është shprehur në media se,- “për të maksimalizuar votat duhet patjetër që të ketë ndryshime në qeveri. Është mirë që të ketë një rifreskim. Qëllimi është që të marrim më shumë vota në zgjedhjet e vitit 2013-ës”. Ndërkohë deputetja e qarkut të Tiranës, Lajla Përnaska, në media ka artikuluar se,- “në logjikën time nuk jam asnjëherë në status-kuonë e gjatë, përkundrazi, besoj që edhe ndryshimi i kapaciteteve i jep një dinamikë të re performancës së qeverisë. Unë jam e bindur që brenda Partisë Demokratike ka kapacitete ende të pashpalosura në nivel qeveritar”. Të njëjtin qëndrim me Çipin dhe Përnaskënkanë mbajtur edhe deputeti i qarkut të Korçës Ismail Hoxha dhe ai i qarkut të Shkodrës Astrit Bushati.

Hoxha në një të përditshme është shprehur se “për qeverisjen duhet një impuls tjetër, por kjo i takon Kryeministrit se si do ta zgjidhë formatin dhe mënyrën e saj. Çështja është që ne duhet të kemi një impuls tjetër mobilizimi, qoftë për të arritur objektivat tona politike, qoftë për t’i motivuar më shumë zgjedhësit tanë”. Bushati nga ana e tij është shprehur më i drejtpërdrejtë: “E kam deklaruar që në shkurt 2012 nevojën për ndryshime në qeveri. Këto ndryshime duhen për rritjen e performancës dhe angazhimit për reformat. Ndryshimet duhet të përfshijnë edhe dikasteret e aleatëve”. Zërave brenda grupit parlamentar të PD-së që kërkojnë ndryshime në qeveri i është bashkuar edhe deputeti i qarkut të Elbasanit, njëherësh dhe kreu i PD-sënë këtë qytet, Luçiano Boçi, i cili është shprehur në media se “ndryshimet e supozuara dhe të kërkuara në deklarata të ndryshme të përfaqësuesve të mazhorancës janë pjesë e natyrshme e kërkimit të ritmeve të reja qeverisëse, larg çdo personalizimi. Ato sjellin dinamika të reja marrëdhëniesh nëaleancë dhe stimulojnë energjitë e fjetura. Është Kryeministri ai që në bazë të performancës së kabineteve përkatëse, që duhet thënë që në tërësi është e mirë, vendos për rotacione apo për lëvizje më të thella”. Përgjithësisht, panorama brenda mazhorancës jep sinjale të forta që ndryshimet ne kabinetin qeveritar janë shumë të pritshme, por se ekskluziviteti i drejtpërdrejtëi këtyre ndryshimeve i takon kryeministrit.

Pritshmëria ështëe lartë dhe nëse e vendosim në konteks qarku zërat për ndryshime në kabinet vijnë nga qarqe të ndryshme si Elbasani, Shkodra, Korça, Tirana, Durrësi. Kryeministri Berisha pas “testit” për Presidentin, që u zgjodh me 73 vota (ku një pjesë e votave ishin edhe falë aleatëve LSI, PDIU, PR) si dhe deputetit Kastriot Islami tashmë është në tratativa dhe negociata të “heshtura” dhe jo të drejtpërdrejta me aleatët PDIU dhe LSI. Partia Demokratike do të duhet të ndajë “trofeun” presidencial me aleatët më të ngutshëm, partinë e çamëve dhe LSI-në e Ilir Metës. Pak ditë më parë, PDIU-ja arriti të marrë edhe një drejtori jo pak të rëndësishme që i përket Ministrisë së Shëndetësisë, më konkretisht drejtorinë e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Në krye të saj u emërua si pasojë e një marrëveshjeje një përfaqësues i PDIU-së që njëkohësisht mban postin e kreut të Këshillit Bashkiak Sukth. Ndërsa panorama në LSI është pak më e ndryshme nëse marrimnë konsideratë deklaratën e kreut të LSI-së, Ilir Meta,qëi pyetur për postin e mundshëm të ministrit të brendshëm mohoi një kalim të tij në këtë post qeveritar. Në media Meta u shpreh: “Për ndryshimet në kabinet nuk duhet të kemi në konsideratë domosdoshmërisht se duhet folur për emra. Kërkohet një ritëm më i shpejtë dhe më i lartë”.

Skenarët e mundshëm të ndryshimeve në kabinet

Ditët e fundit janë shtuar zërat për ndryshime në qeveri si një domosdoshmëri, pavarësisht se burimet brenda selisë blu bëjnë me dije se ndryshimet mund të bëhen vetëm pas betimit të kreut të ri të shtetit z.Nishani më 24 korrik.Ndërkohë kalkulimet dhe matja e forcave mes grupimeve brenda PD-së kanë nisur tashmë. Mësohet se deri më tani kandidatura kryesore për postin e ministrit të brendshëm është ajo e ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashit, që e ka mbajtur edhe më parë këtë post. Ndërsa një variant tjetër flet për njëkalim të mundshëm të ministrit aktual të mbrojtjes, Arben Imami, në drejtimin e Ministrisë së Brendshme për t'ia lënë vendin hyrjes në kabinetin qeveritar të kreut të LSI-së Ilir Meta. Posti i Mbrojtjes parashihet si më i përshtatshmi për kreun e LSI-së. Për të kënaqur ambicien e PDIU-së së Shpëtim Idrizit për të qënë pjesë kontribuese e qeverisë, një post i përshtatshëm për të flitet se mund të jetë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, duke zhvendosur ministrin aktual Aldo Bumçi, i cili mund të merret vetëm me PD-në e Tiranës, në këtë vit të rëndësishëm elektoral. 

Ndarja e Ministrisë së Brendshme në dy dikastere

Mundësia e ndarjes së Ministrisë së Brendshmë ne dy portofole sa vjen dhe shtohet. Një mundësi e tillë vjen në një moment kur dhe “etja” e aleatëve pranë PD-së nuk ka të mbaruar. Variani që përflitet bën fjalë për ndarjen e kësaj ministrie në dy portofole ministrore, siç ka qenë në kohën e qeverisjes së socialistëve, në atë të Ministrisë së Rendit dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor. Njëra nga këto ministri mendohet t’i lihet LSI-së. Realisht PD-ja ka insistuar që tre prej dikastereve siç janëMinistria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, si dhe Ministria e Financavet’i mbajë vetë e të mos ua lëshojë aleatëve duke parë dhe kontekstin elektoral të vitit të ardhshëm. Realisht te tre këto dikastere kanë influencë përsa i përket sigurisë publike, investimeve elektorale dhe buxhetit.


 


Qarku Durrës

Ndriçim Babasi: Kryeministri vendos

Deputeti i Qarkut të Durrësit, Ndriçim Babasi, pak kohë më parë është shprehur në media se “premtimet e bëra në fushatën zgjedhore të vitit 2009 mendoj se janë mbajtur dhe në këto kushte nuk gjej arsye për të zëvendësuar ministrat. Megjithatë, pavarësisht mendimit tim, është Kryeministri ai që vlerëson nëse një ministër ka bërë një punë të mirë apo jo. Qeveria meriton ndryshime atëherë kur nuk ka arritje apo kur vërehet se nuk ka punuar mirë. Deri tani unë dhe elektorati që përfaqësoj nuk e shikojmë këtë gjë”. Duke e marrë në një kontekst përfaqësimi në nivel qarqesh, Durrësi, bazuar në numrin të deputetëve dhe situatave zgjedhore të 2011-ës, mendohet të jetë i përfaqësuar në ndryshimet e mundshme. Një kalim jo i pamundur i Ferdinand Xhaferajt në post ministror mund të formësohet me ndryshimet e mundshme në kabinet pas betimit të z.Nishani.