Prifti i Durrësit, dom Gjergj Meta, shkruan sot se, çështja e ngritur nga kryeministri Rama për të futur mësime feje në shkolla publike nuk është në kohën e duhur. “Kjo çështje nuk është e re. Është diskutuar edhe më parë, por sipas meje ngre pikëpyetje të shumta që kane të bejne me kontekstin specifik shqiptar. Une per veten time do te isha shume i kujdesshem per nje nisme te tille ne shkollat shqiptare, sepse nuk me duken kushtet e volitshme per nje gje te tille”, shkruan ai.

Kryeministri Rama tha dje se, do të nisë zbatimi i projektit për të futur lëndë fetare në shkolla. Ndërsa dom Gjergj Meta e vazhdon mendimin e tij se, “arsimi shqiptar nuk eshte shkeputur ende nga danat e ateizmit militant komunist e po ashtu religjionet mendoj nuk jane te gatshme ne Shqiperi ende per te ofruar, nese u kerkohet, nje partneritet ne kete çeshtje. Megjithate çeshtja han debat, por jo aq sa te na lere pa gjume, pasi ka çeshtje me te rendesishme qe duhen perballur prej njerezve qe drejtojne shtetin apo religjionet…”