28korrik 2015 – Gjithkujt mund t’i ketë shkuar në mendje pyetja se çfarë kërkojnë busti i dom Nikoll Kaçorrit mes rrokstarëve të vendosur para portit në Durrës. Fillimisht ishte busti i firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë që u vendos në këtë lulishte, më pas Xhon Lenon e gati tre muaj më parë Tina Tërner e Mik Xhegër.
Por, sot kleriku Gjergj Meta e bën publike dilemën: “Të ma shpjegojë ndonjë estet, arkitekt, skulptor apo urbanist se cila është lidhja në këtë shesh të vogël të Durrësit ndërmjet një rrokstareje si Tina Turner dhe të tjerët aty përreth dhe dom Nikoll Kaçorrit që duket sikur po i ruan në sfond se mos ikin …
Kështu shkruan dom Gjergj Meta në profilin e tij, duke postuar dhe disa foto ku këto figura i bëjnë karshillëk njëri-tjetrit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





