A e dini se domatet nuk duhet të kenë ngjyrë të kuqe të thellë, që të jenë një burim i madh i ‘lycopene’? Likopeni është një pigment karotenoid, që ka prej kohësh ka qenë i lidhur me ngjyrën e kuqe të thellë të domateve. Një studim tek burrat dhe gra të shëndetshëm, ka treguar se likopeni nga domatet në në ngjyrë të portokalltë, në fakt mund të absorbohet më mirë se likopeni që marrim nga domatet e kuqe. Kjo për shkak se likopeni në domatet me ngjyrë të kuqe të thellë është kryesisht trans-likopen dhe likopeni në domatet portokalli është më së shumti ‘tetra-cis-likopen’. Në shumë studime është zbuluar se domatet nuk është e thënë të jenë në të kuqe të thellë, në mënyrë që të marrim përfitime të mëdha prej konsumimit të tyre.
Domatet janë të njohura gjerësisht për përmbajtjen e tyre me antioksidantë, raporton shije.al. Hulumtuesit kanë gjetur kohët e fundit një lidhje të rëndësishme mes likopenit dhe përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, të cilët ndihmojnë në shëndetin e kockave. Sipas studimit, largimi i likopenit nga përmbajtja e ushqimeve (duke përfshirë domatet) nga dieta vë gratë në rrezik për rritje të osteoporozës. Studiuesit argumentuan për rëndësinë e domateveve dhe ushqimeve që përmbajnë likopene në dietën ushqimore. Ne nuk mendojnë për antioksidantët se janë të rëndësishëm për shëndetin e kockave, por ky studim i ri mund të na bëjë të mendojmë ndryshe.





