Sot kemi zgjedhur të flasim për një lule që është gjerësisht e njohur në vendin tonë e që zbukuron ballkonet e shumë shtëpive. Begonja i jep një prekje ngjyrash ambientit në të cilin vendoset.
Kujtojmë që ajo është një bimë tropikale që do temperaturat e larta, në fakt kjo bimë e ka origjinën nga ishulli Santo Domingo i Amerikës Qendrore. Begonja u përhap në Europë vetëm në 1777-n, kur erdhi për herë të parë në Francë nga Xhamajka.
Përgjithësisht begonja konsiderohet si simbol i mirësjelljes dhe simpatisë.
Për këtë arsye ajo i dhurohet shpesh pronarit të shtëpisë ku shkoni, për ta falenderuar për mikpritjen.
Ndërsa në vitet ’800, begonja, sidomos ajo me dy ngjyra, ishte simbol i hipokrizisë.
Një kuriozitet vërtet interesant për këtë lule i përket ditëve të sotme. Për shkak të aftësive për të filtruar ajrin, begonja është një nga 5 bimët e përdorura nga NASA në projektet e entit aerohapësinor.
Edhe pse nuk ka veti kurative, begonja është perfekte për t’i dhënë aromë të mirë ambientit.
Ndër të tjera kjo lule simbolizon edhe dashurinë e qetë.
Begonjën e gjejmë në ngjyra si e bardha, e kuqja, roza dhe e verdha.
Shfletoni fotogalerinë e mëposhtme për t’u njohur me llojet kësaj luleje.
R.O.





