Mimoza është një bimë që e ka origjinën nga ishulli i Tazmanisë në Australinë e largët. I përket familjes Mimosaceae dhe është shumë e përdorur si bimë zbukuruese. Lulet i ka ngjyrë të verdhë të grupuara në “bistakë” dhe mund të arrijë një lartësi deri në 30 metra, sidomos në vendin e origjinës. Në temperaturë të përshtatshme zhvillohet me shpejtësi dhe lulëzon përgjithësisht në ditët e para të marsit. Mimoza u bë e njohur kur u zgjodh si simbol i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në fakt një nga kuptimet e mimozës me origjinë nga indianët e Amerikës, është ai i forcës dhe feminilitetit, shkruan Ilgiardinodegliilluminati.it.
Mimoza simbolizon ndër të tjera pafajësinë, lirinë, pavarësinë dhe ndjeshmërinë. Në Angli vajzat më pak të hijshme i kanë përdorur lulet e mimozës, duke i vendosur në xhepin e xhaketës, ose tek flokët për të shfaqur ideologjitë e tyre. Ndërsa në antikitet një degë mimoze të verdhë i dhurohej vajzës për të cilën një djali i rrihte zemra. Kjo sepse kjo lule delicate fsheh forcë dhe vitalitet, motiv për të cilin u bë simbol force dhe feminiliteti për shumë popuj.
Mimoza është një lloj që ka 400 specie bimësh. Emri vjen nga fjala greke Mimos, që do të thotë “imitoj”.
Ja disa nga llojet interesante të mimozave, sidomos për shkak të ngjyrës së luleve dhe gjetheve, sipas Unquadratodigiardino.it
Mimosa farnesiana
Duke filluar nga dimri i vonë prodhon një varietet lulesh me aromë, ngjyrë të verdhë në portokalli. Lulëzon më pas përgjatë gjithë vitit edhe pse me më pak intensitet.
Mimosa leucocephala ose ndryshe mimoza e bardhë
Rritet pa patur nevojë për ndonjë kujdes nga ana e njeriut, në çfarëdolloj mjedidi të lagësht apo të thatë, madje edhe në temperature të larta.
Mimosa martin-delcampoi, ose ndryshe ''mimoza rozë”.
Ka gjethe paksa të rrumbullakta dhe relativisht të mëdha, ndërsa lulet që çelin në pranverë dhe vjeshtë janë ngjyrë rozë.
Mimosa pudica
Emri pudica vjen nga termi latin “pudikus” që do të thotë të kesh turp.
Ajo reagon në fakt në kontakt me lëvizjen. Përkulet shumë shpejt, por varet nga forca. Kjo lloj mimoze ka nevojë për rreth 20-30 minuta për të ringritur gjethet. Ajo ka gjemba të vogla, lule të rrumbullakëta lulëzon për një periudhë shumë të shkurtër, vetëm për një ditë, por me lindjen e një dite tjetër fillon të lulëzojë sërish.
Përshtati R.O.