Sulmuesi i Bournemouth, Dominic Solanke u shpall futbollisti më i mirë në Premier League për muajin dhjetor, duke u bërë lojtari i parë i këtij klubi që e fiton këtë çmim në histori.

Gjatë muajit të kaluar, sulmuesi anglez realizoi gjashtë gola në Premier League dhe në renditjen e përgjithshme të golashënuesve të elitës së futbollit anglez renditet i tretë me 12 gola, dy më pak se kryesuesit Erling Haaland dhe Mohamed Salah.

Solanke shënoi kundër Aston Villas, Manchester United, Fulhamit dhe një tregolësh kundër Nottingham Forest.

Çmimi për trajnerin e muajit shkoi për Unai Emery, nga Aston Villa: në shtatë ndeshje në dhjetor ai humbi vetëm një, duke mposhtur Manchester City-n dhe Arsenalin, pa pësuar gol.