GREQI– Ndërsa shumë grekë mendojnë se si do ta shtyjnë muajin për shkak të pakësimit të të ardhurave si pasojë e krizës, një shqiptar duket se nuk e ndjen aspak atë, madje për të kjo periudhë është më e mira për t’u dhënë pas seksit.
Mediat greke kanë përcjellë historinë e një 47-vjeçari shqiptar që duket se po i shijon në maksimum kënaqësitë e kësaj jete. 47 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik jeton në Patra dhe është i martuar me një grua 35-vjeçare, e cila punon në një institucion shtetëror.
“Don Zhuani” nga Shqipëria është bërë i famshëm për shkak të orgjive që organizonte.
E gjithë historia filloi me një grua 39-vjeçare, e cila kishte një furrë buke afër banesës së “Don Zhuanit” shqiptar. 47-vjeçari filloi të kishte marrëdhënie intime me këtë grua. Por çifti nuk u mjaftua vetëm me njëri tjetrin.
Duke përdorur njohjet e tij të shumta, burri filloi të ftonte edhe meshkuj të tjerë për të marrë kryer marrëdhënie me dashnoren e tij. Me kalimin e kohës, grupit iu bashkëngjitën edhe femra. Përveç kënaqësisë së epshit, burri 47-vjeçar filloi të fitonte të ardhura nga meshkujt dhe femrave që merrnin pjesë në orgjitë.
Autoritetet e Patrës kanë nisur një hetim në lidhje me këtë çështje. Ato kanë bërë të ditur se e shoqja 39-vjeçare e “Don Zhuanit” nuk ishte në dijeni të asaj çfarë kurdiste i shoqi pas shpinës së saj.
Mediat greke raportojnë se burri 47-vjeçar nuk mund të procedohet penalisht, pasi ai nuk ka detyruar njeri të ushtrojë prostitucion.