DURRËS, 20 korrik 2013 – Plazhi i Durrësit konsiderohet nga mjekë dhe organizata ndërkombëtare bamirëse apo fetare si më i përshtatshmi në Shqipëri dhe Ballkan për vetitë kurative.
Sikurse njofton më 20 korrik 2013 sajti britanik “thisissouthwales.co.uk”, 30 fëmijë kosovarë u nxinë në diell, hëngrën akullore dhe bënë plazh përditë, si pjesë e udhëtimit në bregun e detit në Durrës në saj të kujdesit të zonjës Val Njuton (Newton) nga konteja Karmarthenshir (Carmarthenshir, Uells) në Britaninë e Madhe.
Znj. Njuton, nga fshati Kros Hends (Cross Hands) në kontenë Karmarthenshir, tha se, në sajë të mijëra sterlinave donacione nga lexuesit e Evening Post dhe Carmarthen Journal, të rinjve u është u janë mundësuar pushime të paharrueshme.
U siguruan 7500 sterlina nga bujaria e njerëzve.
Ajo tha: “Ishte gjë e shkëlqyer – moti ishte i mrekullueshëm.
“Ne shkonim në plazh përditë dhe fëmijët hanin akullore me kënaqësi.
“Njëri prej të rinjve që përfitoi ishte Egtom Palloshi, 19 vjeç nga Kosova.
“Katër vjet më parë kishte kapur me dorë një copë hekurishte me radioaktivitet. “Kjo e bëri të vuajë nga kanceri i kockave dhe pas bisedave të gjata u bind që t’i amputonin këmbën e djathtë tre vjet më parë për shkak se sëmundja do të përhapej”.
Ajo shtoi: “Për tre vjet Egtomi ka jetuar pa këmbë artificiale dhe iu desh t’i nënshtrohej kimioterapisë për një vit. Ai bëri qejf gjatë pushimeve dhe ka luajtur me top në det”.
Edhe vitin e kaluar fëmijë të varfër nga Kosova dhe Rumania janë sjellë për pushime në plazhin e Durrësit, sikurse kanë vepruar prej vitesh shumë organizata fetare ndërkombëtarë që kujdesen për fëmijë në nevojë (shih foton e marë në Kosovë nga zonja Njuton).





