Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ishte e pranishme në mbledhjen e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim deklaroi se Amerika do të jetë krah Shqipërisë dhe se do të monitorojnë të gjithë situatën.

“Shprehim solidaritet me popullin shqiptar dhe japim një investim simbolik dhe real për Shqipërinë. Është një kënaqësi që po organizoheni, për ne është hera e parë si SHBA që ju qëndrojmë afër, por nuk do të jetë hera e fundit. Do të qëndrojmë afër jush për të parë se si do i shpenzoni apo nëse do shpenzohen në mënyrën e duhur donacionet tona”, – tha ambasadorja.