Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se takimi u zhvillua në zyrën e ish-Kryeministrit Berisha gjatë paradites.
Në takim mësohet se u diskutua për një spektër të gjerë çështjesh me interes të dyanshëm.
“Diskutimet ishin të hapura!”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat, por pa dhënë më shumë detaje.





