Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka marë pjesë në një takim për prezantimin e projektit të gazsjellësit joniano-adriatik (IAP), zgjatim ky i projektit TAP.
Ambasadori Lu dha mbështetjen e SHBA-së për këtë projekt, dhe deklaroi se shqiptarët do të paguajnë më pak për të blerë gaz.
“SHBA-të e kanë mbështetur këtë projekt. Gazi tregon fuqinë ekonomike të një vendi. Konsumatorët shqiptarë do të paguajnë më pak për të blerë gaz, pasi të finalizohet ky projekt”,- shtoi ai.





