Donald Trump ka bërë betimin si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga ky moment ai merr pushtetin duke u bërë presidenti i 47 në historinë e vendit.

Trump betohet të ruajë dhe mbrojë Kushtetutën.

78-vjeçari bëri betimin për një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Joe Biden, 82 vjeç, u largua nga presidenca pas një mandati të vetëm.

Kujtojmë se është hera e parë që nga vitet 1890 që një president që u mund në zgjedhje, kthehet fitimtar për të bërë betimin për herë të dytë.