Përveç presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të paktën 40 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë ditën e nesërme (e shtunë) në rihapjen e Notre Dame, e cila po rihapet pas zjarrit të vitit 2019.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të jetë në Paris dhe do të pritet në Pallatin Elysee nga presidenti Emmanuel Macron. Para kësaj, Macron do të ketë një takim me Trump.
Shumë liderë evropianë kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre: Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, Sergio Mattarella i Italisë, Andrej Duda i Polonisë, Zoran Milanovic i Kroacisë, Rumen Radev i Bullgarisë, Alar Karis i Estonisë, Alexander Stubb i Finlandës, Gitana Nausenda i Lituanisë.
Mësohet se Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nuk do të marrë pjesë. Mes të kurorëzuarve, në Paris do të jetë çifti mbretëror i Belgjikës, Philippe dhe Mathilde, dhe Princi Albert i Monakos. Princi William, trashëgimtari i fronit të Britanisë, do të përfaqësojë vendin e tij, por gruaja e tij Kate nuk do ta shoqërojë atë në këtë udhëtim.
Në listë janë edhe emrat e kryeministrit të Armenisë Nikol Pashinyan, Presidentes së Gjeorgjisë Salome Zourabisvili, kryeministrit të Serbisë Millosh Vucevi, Presidentes së Kosovës Viosa Osmani, Kryeministrit të Holandës Dick Schoof.
Shumë udhëheqës afrikanë do të marrin pjesë gjithashtu në rihapjen e katedrales: Presidenti kongolez Denis Sassou Nguesso, Felix Tshisekendi i DR Kongos, Brice Oligie Ngouma i Gabonit, For Gnassingbe i Togos.
Presidenti amerikan Joe Biden do të përfaqësohet nga Zonja e Parë, gruaja e tij, Jill. E gjithë ceremonia për rihapjen e Notre Dame do të mbahet më në fund brenda katedrales, pasi sinoptikanët parashikojnë kushte të pafavorshme të motit në zonë.