Donald Trump nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht me akuzat për komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, ka vendosur një gjykatë amerikane, shkruan BBC.
Trump kishte pohuar në çështjen ligjore historike se ai kishte imuniteti nga akuzat penale për aktet që ai tha se i përkisnin detyrave të tij si president.
Por vendimi i së martës në Uashington DC e rrëzoi këtë pretendim.
Është një pengesë për Trump, i cili për vite me radhë ka përmendur imunitetin presidencial ndërsa po luftonte në gjyq me shumë raste.
Ish-presidenti pritet të apelojë vendimin, që do të thotë se çështja mund të shkojë përfundimisht në Gjykatën e Lartë, ku konservatorët kanë një shumicë 6-3.
Prokurori i posaçëm i SHBA-së, Jack Smith, ka akuzuar Trump, 77 vjeç, për komplot për të përmbysur fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për mashtrim për të qëndruar në detyrë.