Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dhënë mesazhin e parë nga spitali, disa orë pasi u shtrua për t’u trajtuar për koronavirusin.

Nga dhoma e spitalit, Kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson se është mirë dhe i falënderon të gjithë.

“Mendoj se po shkoj mirë! Faleminderit të gjithëve. DASHURI !!! ”, ka shkruar Trump në një postim në Twitter.

Trump filloi të shfaqte “simptoma të lehta” të Covid-19 të enjten pasi zbuloi se ai dhe gruaja e tij ishin në karantinë që nga e mërkura vonë.

Ai është mjekuar tha “Shtëpia e Bardhë”, por më pas ka shfaqur shenja lodhjeje.

Bëhet me dije se është dërguar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.