Trump ka vlerësuar reperen Nicki Minaj gjatë një pritjeje në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Muajit të Historisë së të Zinjve, duke shprehur hapur admirimin për të para të pranishmëve.

Trump pyeti nese publiku e pëlqente artisten, ndërsa shtoi se ai vetë e vlerëson shumë atë, duke përmendur edhe takimin e tyre disa javë më parë. Ai komentoi pamjen e këngëtares, duke e cilësuar shumë të bukur dhe duke vënë në dukje veçanërisht pamjen e saj.

Sipas tij, Minaj është jo vetëm e bukur dhe e suksesshme, por edhe një person që “i kupton gjërat”.

Komentet e Trump vijnë pak ditë pasi reperja publikoi në rrjetet sociale një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku shfaqej pranë presidentit në një makinë kabriolet, duke numëruar para.

Postimi shkaktoi reagime të ndryshme në publik, me disa që e kritikuan si të papërshtatshëm dhe të tjerë që e interpretuan si mbështetje ndaj presidentit.

Raportet mes tyre janë komentuar edhe më parë në media. Minaj është shprehur publikisht se është mbështetëse e Trump dhe ka deklaruar se kritikat ndaj tij i kujtojnë përvojat personale me sulmet dhe akuzat që pretendon se ka përjetuar ndër vite.

Në fund të vitit të kaluar, artistja u shfaq si e ftuar surprizë në një aktivitet të organizuar nga Turning Point USA në Phoenix, ku mbajti një fjalim dhe vlerësoi Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance si modele.