Kupa e Botës për Klube po i afrohet fazës së saj të fundit, me ndeshjen vendimtare për të përcaktuar kampionin e edicionit të parë të kompeticionit që do të zhvillohet të dielën e ardhshme, më 13 korrik në Nju Xhersi. Mijëra spektatorë do të mblidhen në stadiumin “MetLife”, të cilët me siguri nuk do të duan të humbasin një ngjarje të kësaj madhësie. Një nga pjesëmarrësit e veçantë do të jetë presidenti i SHBAsë, Donald Tramp, siç konfirmoi ai në një mbledhje të kabinetit vetëm një ditë pasi FIFA njoftoi hapjen e një zyre të re në “Trump Tower”, duke reflektuar marrëdhënien e mirë midis dy palëve.
Ndeshja midis Çelsit dhe PSG-së nuk është një finale e thjeshtë dhe përplasja do të shërbejë – si i gjithë turneu në tërësi – si një provë për Kupën e Botës atë klasiken për kombëtare në vitin 2026, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Përfshirja e Tramp në sport – Gjatë mandatit të tij të dytë, presidenti Tramp e ka rritur ndjeshëm angazhimin e tij ndaj ngjarjeve sportive. Ndër të tjera, ai u bë presidenti i parë në detyrë që mori pjesë në një “Super Boël”. Ai gjithashtu planifikon të organizojë një mbrëmje “UFC” në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.





