Që në fillim të kësaj jave pati zëra se Kim Kardashian do të takohej me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar rreth reformës së të burgosurve. Vetë Donald Trump ka postuar në llogarinë e tij të Twitter-it një foto me znj. West, që në orët e para të mëngjesit.

“Takim i mrekullueshëm me Kim Kardashian sot. Folëm për reformat e të burgosurve dhe dënimet”, shkruan ai.

Fillimisht të gjithë aluduan se Kim do të takonte thjesht zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe deri në momentin e fundit nuk u konfirmua se ajo dhe presidenti do të flisnin ballë për ballë për një çështje kaq serioze si kjo.

Thuhet se ajo i ka kërkuar falje presidentit Donald Trump, për një gjyshe 63-vjeçare, që po vuan dënimin e përjetshëm në burg.