Romeo dhe Donald Veshaj janë bërë xhaxhallarë për herë të parë nga vëllai i tyre më i vogël, Mario.

Ka qenë vetë ky i fundit që ka dhënë lajmin e lindjes së vajzës tij të parë, të cilën bashkë me partneren e  tij e kanë pagëzuar me emrin Bluem.

Emri duket se ka një kuptim të veçantë për prindërit e rinj, pasi siç shkruan ai, “deti mban kujtimet tona më të bukura dhe ngjyra blu e dallgëve sot jeton ne sytë e të voglës sonë”.

“Bekimi ynë i vogël. Mire se erdhe tek ne, Bluem. Jeni lumturia ime me e madhe. Ju dua”, ka shkruar Mario Veshaj ndër të tjera.

Po ashtu ai ka publikuar edhe disa momente nga rrugëtimi i shtatzënisë së partneres Kristina Mere deri tek dita e lindjes, ku të pranishëm janë familjarët e tyre, si Donald Veshaj e Bora Zemani.

Por, urimin më të veçantë vogëlushja Bluem e ka marrë nga dy xhaxhallarët e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Veshaj e ka bërë të qartë që mbesa e tij i ka tashmë dy badigardë, dy xhaxhallarët e saj.

“Ajo tashmë ka badigardë”, ka shkruar Romeo krahas një fotoje me Donaldin, ku ky i fundit mban mbesën në krah.