Aktori i humorit Donald Veshaj u shfaq i dashuruar në fillim të spektaklit “Big Brother VIP” me Bora Zemanin, të cilën e puthi dhe i dërgoi varsen për 3 vjetorin e lidhjes. Dhuratë të cilën e kemi parë Borën ta veshë disa herë.

Më pas i konfuzoi të gjithë duke thënë se është e vetëm, e pas daljes së Semit afrimiteti i tij me këngëtaren Beatrix është çështja më në zë e momentit në mediat rozë.

Donaldi sot në një diskutim me Pajtimin, u pyet nga ky i fundit se çfarë do thoshte nëse e pyesin për lidhjen.

“Se di plako, çfarë të më vij. Unë asgjë s’bëj kot, se kam të vështirë të flas”

Fjalët e tij ‘nuk bëj asgjë kot’ vunë në pikëpyetje dhe dyshimet e fansave, nga të cilët ka prej tyre që mendojnë se Donaldi dhe Beatrix po bëjnë një lojë.