Pasi fitoi Ligën e Kampioneve si protagonist me PSG-në, Xhanluixhi Donaruma i është përgjigjur thirrjes në ekipin kombëtar.

Portieri italian foli për “Sky Sport” direkt nga Coverciano.

“Festova shumë pasi fitova Ligën e Kampioneve, tani jam i përqendruar te kombëtarja.

Kemi dy ndeshje të rëndësishme dhe duhet të luftojmë.

Fola me Spalettin, ai më dërgoi një mesazh dhe e falënderoj shumë. Tani jam i përqendruar te fanella blu dhe jam i lumtur që jam këtu.

Kupa e Botës është objektivi numër një, duhet të shkojmë atje.

Tani le të përqendrohemi te Norvegjia, po punojmë shumë për të fituar ndeshjen e parë menjëherë”, deklaroi shkurtimisht ai.