Njerëzit në një qytet të vogël port në Japoni, që u shkatërrua nga cunami i vitit 2011, kanë marrë shufra ari nga një donator anonim.
Pakot me shufrat e arit kanë nisur të shpërndahen dhjetë ditë më parë në Ishinomaki, raporton BBC.
Dy grupe mbështetjeje për cunamin dhe një treg peshku morën secili nga 2 kilogram ar secili, që mendohet se vlejnë së paku 250 mijë dollarë.
Tërmeti nëntë ballësh më 11 mars 2011 vrau së paku 19 mijë njerëz dhe provokoi një incident të rëndë nuklear.
Në Ishinomaki, rreth 3 mijë njerëz vdiqën dhe më shumë se 40 mijë godina u shkatërruan.