Maska me mango i forcon flokët tuaja, iu jep shkëlqim dhe i hidraton.

Merrni mangon dhe pastrojeni, më pas prijeni në copa të vogla dhe futeni në blender.

Shtoni aty edhe lëngun e limonit, të verdhat e vezës dhe vajin.

Lërini deri sa të krijohet një pastë kompakte.

Maskën e përftuar aplikojeni në flokët e lagur ( të porsa larë) dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Në fund shpëlajini tërësisht flokët me ujë të ngrohtë, pa shampo.