8 maj 2015 – Ushqimi mund të jetë një mënyrë e fuqishme si dhe natyrale, për të na ndihmuar që të jemi sa më e shëndetshëm dhe të djegim kalori pa u lodhur fare.

Ja disa ushqime që ju ndihmojnë të digjni kaloritë e shumta:

-Çaji i gjelbër

-Asparagu

-Mollët

-Specat e kuq djegës

-Kanella

Por, në djegien e kalorive mund të të ndihmojë edhe një lëng, i cili vjen nga kjo përzierje:

-Një lugë gjelle me spec djegës të bluar

-Limoni me lëngun dhe lëkurën e tij

-Një lugë gjelle lëng molle

Përgatitja:

Qërojeni limonin dhe lëkurën e tij futeni në një enë me ujë të nxehtë. Prisni 10 minuta dhe shtoni aty specin djegës dhe lëngun e mollës.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/