A mund të jetë shpejtësia e rritjes së thonjve treguesi i fshehtë i jetëgjatësisë? Dr. David Sinclair, një ekspert i njohur i gjenezës nga Harvard, beson se thonjtë mund të na japin përgjigjen për shpejtësinë e plakjes biologjike.
Po si lidhen thonjtë me plakjen?
Një studim i vitit 1979 zbuloi se rritja e thonjve ngadalësohet me rreth 0.5% çdo vit pas moshës 30-vjeçare. Kjo ngadalësim lidhet me rënien e qarkullimit të gjakut, që sjell më pak lëndë ushqyese për thonjtë.
Faktorët që ndikojnë në rritjen e thonjve
-Mungesa e zinkut, hekurit dhe vitaminës A
-Ndryshimet hormonale gjatë pubertetit dhe shtatzënisë
Dr. Sinclair thekson se sa më shpejt të rriten thonjtë, aq më mirë trupi rigjeneron qelizat e tij, duke treguar një plakje më të ngadaltë.
Thonjtë, pasqyrë e shëndetit të përgjithshëm
Përveç plakjes, thonjtë mund të tregojnë edhe probleme shëndetësore serioze, që nga diabeti, e deri te problemet me zemrën apo mushkëritë.
Ndryshimet në ngjyrë, formë dhe ritëm rritjeje janë tregues të rëndësishëm që mund të ndihmojnë në vlerësimin e shëndetit dhe plakjes biologjike.
Nëse vëreni ndryshime të pazakonta, mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një specialisti.





