Dy ose tre filxhanë kafeje ose çaji në ditë mbrojnë nga demenca. Reduktojnë rrezikun për t’u prekur në masën 18% dhe ruajnë funksionet e trurit.

Sipas një studimi mjaft të gjerë të Universitetit Harvard dhe Mass General Brigham Hospital në Boston, publikuar në revistën shkencore Jama, këto dy substanca kanë përbërës bioaktivë, polifenolë dhe kafeinë, që janë faktorë neuro-mbrojtës, që ulin inflamacionet dhe dëmet qelizore.

Epidemiologët kanë analizuar të dhënat e rreth 132 mijë individëve, të ndjekur për rreth 40 vjet, dhe janë konfrontuar të dhënat në bazë të konsumit të kafeinës, teinës dhe kafe pas kafeine, ose dekafeinato.

Në dy rastet e para, të dhënat janë shumë të përafërta, me statistika shumë më pozitive në funksionet e trurit, ndërsa e njëjta gjë nuk verifikohej me ata që nuk konsumonin kafe aspak, ose ata që përdornin dekafeinato.

Pra, ky studim vë në pah rëndësinë e kafeinës si përbërës kyç dhe benefitet e ndryshme të kafes për organizmin e njeriut, që i shtohet dhe benefiti mbi trurin dhe faktor kundër demencës.