HOLLANDE – Ndërsa po afron 21 dhjetori që shumë kanë nisur ta shohin si datën e fundit të botës një hollandez ka ndërtuar arkën e Noes duke iu përmbajtur rigorozisht përmasave për të cilat flitet në librat e shenjtë. 130 metra e gjatë, 29 metra e gjerë dhe 23 e lartë arka prej disa muajsh mirëpret vizitorët. Ajo është parashikuar të përballojë deri 3000 vizitorë në ditë.
Johan Huibers, ideatori dhe ndërtuesi i saj kishte bërë plan të realizonte një udhëtim me të deri në Londër, gjatë kohës së zhvillimit të Olimpiadës. Por autoritetet angleze parashtruan masa të shumta sigurie aq sa Huibers hoqi dorë nga aventura e tij.
Gjithsesi në arkën e Huibers mungon një element shumë domethënës, kafshët. Tani për tani aty gjenden vetëm disa pula si dhe shumë kafshë pellushi si gjirafa apo majmunë, që Noe i mori me vete në udhëtimin e tij biblik.