Pas akuzave të Partisë Demokratike se drejtuesja prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela është pjesë e përgjimeve me Avdylajt e Shijakut, kanë reaguar dy prokurorët e dosjes "339".
Në një deklaratë për mediat, prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, hedhin poshto akutat e demokratove si të pavërteta.
"Në lidhje me njoftimin publik të bërë të ditur nga konferencën për shtyp datë 28.01.2019 nga Z Enkelejd Alibeaj në selinë e Partisë Demokratik, se Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda znj. Donika Prela rezulton e përfshirë në përgjimet e dosjes Nr. 339 në komunikim me anëtarë të grupit të Avdylajt, ju bëjmë me dije se faktet e deklaruara janë të pavërteta," thuhet në deklaratën e prokurëve.





