Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Donald Trump, nuk i kursen sulmet ndaj demokratëve duke sjellë si shembull dështimi ndikimin në raportet Prishtinë-Beograd për dialogun Serbi-Kosovë.

Grenell për “Newsmax” ka thënë se njerëzit e establishment-it donin që të luajë lojën e tyre dhe e urrenin Donald Trumpin sepse vinte nga jashtë.

“Ata donin njerëz që të luanin lojën e tyre. Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë. Mund tu them që shembulli i përsosur është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, mu tha se duhet ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar, ndoshta na duhen ide të reja”. Është mendësia e të jashtmëve që ata urrejnë”, shprehet ai në intervistë.