Romeo Veshaj ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar vëllain e tij dhe për t’i punuar një ‘rreng’ banorëve të tjerë.
Sapo janë takuar, të dy nuk kanë mbajtur dot lotët teksa flisnin me njëri-tjetrin. Romeo i ka dhënë mbështetje të madhe duke i thënë se i pëlqen shumë në lojë, ndaj duhet të ecë në këtë ritëm.
Romeo: Mos të ta haj fare, demi i vëllait. Dhe pse tentuan të të vinin me shpatulla pas muri, mbajte gojën dhe u tregove burrë. Vëlla më pëlqen shumë, je i drejtë, je i saktë. Çfarë më ke thënë kur ke dalë nga shtëpia? Se mban mend? Çfarë, i keni pjerdhur këta?