NEW YORK– Mbretëresha e muzikës së viteve '70 e '80 Donna Summer përjetësohet me një yll në Hall of Fame. Summer u nda nga jeta në muajin maj në moshën 63 vjeçare.

Ceremonia për nderimin e saj do të zhvillohet 18 prillin e vitit të ardhshëm dhe do të organizohet në Los Angeles. Kjo është hera e parë që nga viti 1993 që ceremonia zhvillohet në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Krahas Summer në ceremoninë e Rock and Roll Hall of Fame do të nderohen edhe Albert King e kompozitori Randy Newman.